Ja kujt ia hedh fajin vajza e Shyhretes për këngën e vjedhur (Video)

Ja kujt ia hedh fajin vajza e Shyhretes për këngën e vjedhur (Video)

Menjëherë pas postimit të këngës së re, filluan klikimet e shumëta dhe kënga po pëlqehej shumë, por diçka shkoi keq.

Bëhet fjalë Engjëllusha Salihun e cila po akuzohet nga këngëtarja e njohur turke Derya Ulug për vjedhje të këngës.

Këngëtarja turke në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë këngën e Engjëllushes dhe ka shkruar ‘Një këngë e lançuar dje në Shqipëri ka marrë muzikën dhe miksimin e këngës time ‘Canavar’ dhe për këtë unë jo vetëm nuk jam respektuar si autore por edhe nuk më është paguar asgjë.

Unë do të përdor të gjitha rrugët e drejtësisë që personat që kanë vjedhur të paguajnë për këtë që kanë bërë!” – ka reaguar ashpër këngëtarja turke dhe me një dëgjimt ë thjeshtë kuptohet në fakt që muzika është e njëjtë’

Pas kësaj e kontaktuar nga Arbresh.info, Engjëllusha tregoi se është në dijeni për këtë fakt dhe po ndihet shumë keq, pasi ajo nuk e ka ditur që muzika e kësaj kënge ishte e njejtë me atë të këngëtares turke.

‘Une e kam parë shkrimin e Derya Ulug dhe jan ndier e shokuar, sinqerisht nuk kam qenë në dijeni për një gjë të tillë, i gjithë faji është i producentëve që e kanë realizuar këngën time, për momentin realizuesit e këngës janë duke biseduar me bashkëpunëtorët e këngëtares turke, por që akoma nuk është arritur ndonjë përfundim’, tha Engjëllusha.

Ndryshe, këngëtarja tregoi se është shumë aktive me mbrëmje të ndryshme dhe se në përfundim të verës do e lansoj një baladë.

screenshot_4

https://www.youtube.com/watch?v=WSLiSrWCJKQ

Shpërndaje në: