Ja kur pritet të nënshkruajë kontratën e re Gennaro Gatuso

Ja kur pritet të nënshkruajë kontratën e re Gennaro Gatuso

Gennaro Gattuso pritet të nënshkruajë javën e ardhshme kontratën e re me Milanin

Ish-lojtari i ‘Rossonerëve’ mori postin e trajnerit duke zëvendësuar Montellan në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Periskopi.

Gattuso ka pagën më të ulët si trajner momentalisht në Serie A pasi fiton vetëm 120 mijë euro për sezon dhe klubi dëshiron ta shpërblejë pas paraqitjeve të mira të skuadrës së udhëhequr nga ai.

‘Gazetta dello Sport’ ka bërë të ditur se ‘Rino’ do të nënshkruajë javën e ardhshme kontratën e re, para ndeshjes me Juventusin.

Gattuso me kontratën e re do të përfitojë 1.2 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: