Ja kur pritet të vazhdohet sfida Shqipëri – Maqedoni
Ndeshja kualifikuese për Botërorin 2018 e ndërprerë mbrëmë ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Maqedonisë pritet të vazhdojë sot me fillim nga ora 14:00, në të njëjtin stadium, pra në Loro Boriçi të Shkodrës.
Ndeshja u ndërpre për shkak të të reshurave të mëdha të shiut dhe erërave të forta, të cilat detyruan lojtarët të largohen nga fusha dhe shikuesit nga tribunat e stadiumit.
Në momentin kur ndeshja u ndërpre rezultati ishte 1:1. /Periskopi.com



