Ja kur do të ndeshen Joshua dhe Parker

Ja kur do të ndeshen Joshua dhe Parker

Lufta mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker mund të bëhet realitet në fillim të vitit 2018.

Këtë lajm e ka konfirmuar Eddie Hearn, i cili thotë se gjithçka do të bëhet e mundur në fillim të vitit të ri, transmeton IndeksOnline.

Lufta e fundit e Joshuas ishte kundër Carlos Takamit, të cilin e mposhti me nokaut.

“Joshua dëshiron të jetë kampioni dhe sigurisht se do të ketë meçe gjatë vitit 2018. Ne jemi duke shikuar datat më 24, 31 mars dhe 7 prill, si të mundshme për duelin kundër Parker”, ka thënë Hearn.

Pas meçit me Parker, Joshua mund të ndeshet edhe me boksierë si: Wilder dhe Tyson Fury.

Shpërndaje në: