Ja kur zhvillohet ndeshja finale e Majlinda Kelmendit

Ja kur zhvillohet ndeshja finale e Majlinda Kelmendit

Majlinda Kelmendi arriti në finalen e Grand Prix ‘Tel Aviv’. 

Kosova ka marrë pjesë me 5 garues: Distria Krasniqi (48 kg.), Majlinda Kelmendi (52 kg.), Nora Gjakova (57 kg.), Loriana Kuka (78 kg.) dhe Akil Gjakova (73 kg.), shkruan Periskopi.

Kelmendi rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti Tetiana Levytska-Shukvani me ‘ippon’.

Në çerekfinale, Majlinda mposhti zvicerianen Fabienne Kocher, po ashtu me ‘ippon’.

I njëjti fat e priti edhe xhudisten nga Rumania, Andreea Chitu, e cila u mund me ‘ippon’ nga xhudistja kosovare, që kaloi në finale.

Në finale, në kategorinë -52 kg, Majlinda do të përballet me xhudisten vendase, Gili Cohen, me fillim nga ora 17:00. /Periskopi

Shpërndaje në: