Ja kush i bashkohet në takim Metës dhe Berishës

Ja kush i bashkohet në takim Metës dhe Berishës

Në takimin që Ilir Meta zhvilloi me Sali Berishën është bashkuar edhe Fatmir Mehdiu. Nuk dihet përse është thirrur aleati i PD-së në zgjedhjet e ardhshme, por Mehdiu është forca e dytë me e madhe në koalicionin opozitar.

Ndërkohë që zhvillohet ky takim, Edi Rama mbetet i zënë me Lulzim Bashën në Pallatin e Kongreseve.

Takimi mes Ilir Metës dhe Sali Berishës ndodh pas arritjes së marrëveshjes PD-PS.

Edi Rama ishte tëresisht mohues për një marrëveshje, në prani të kryetarëve të tjerë të partive, mes të cilëve ishte edhe kreu i LSI, Petrit Vasili. Sapo kryetarët e partive dolën nga salla, Rama qëndroi me Bashën për më shumë se 3 orë. Marrëveshja u arrit nga bisedimet kokë më kokë.

Diskutimet mes Bashës dhe Ramës u zhvilluan në një nga sallat e kryesisë se Kuvendit, kryetar i të cilit vazhdon të jetë Ilir Meta, njëkohësisht president i votuar.

 

 

Shpërndaje në: