Ja kush e “pengoi” Lewandowskin që t’i bashkohet Real Madridit
Robert Lewandowski sot mund të ishte në fushën e lojës jo me fanellën e Bayernit, por me atë të Realit.
Gazeta spanjolle “AS” ka publikuar një artikull mjaft interesant teksa shkruan se bomberi polak pas “pokerit” me Dortmundit u kërkua nga Fiorentino Perez.
Në takimin e dytë, atë të kthimit, u fol se pati edhe një takim të shkurtër mes të dyve në hollin e stadiumit. Diçka që u konfirmua dhe nga vet lojtari për “Bild”.
Tentativa e radhës e drejtuesve madrilenë ndodhi në verën e vitit 2014, para se ai të merrej me kosto zero nga Bayern Munich. Oferta ishte 20 milionë euro dhe u pranua dhe nga agjenti i sulmuesit, por ardhja e tij në Madrid do të thonte largim të Benzemas. Kjo e vendosi në mëdyshje presidentin e Realit, ndërkohë që Bayerni nuk humbi kohë duke e rrëmbyer me kosto zero.



