Ja kush e quan Kadri Veselin ‘shqiponjë’

Ja kush e quan Kadri Veselin ‘shqiponjë’

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rexhep Hoti ka komentuar deklaratën e  kryetarit të tij, Kadri Veselit se ‘Ramush Haradinaj është nipi i shqiponjës’.

Por Hoti këtë e ka thënë ndryshe. Sipas tij Veseli është ‘shqiponja’, ndërsa Haradinaj është ‘nipi’, transmeton Periskopi.

”Ne gëzohemi shumë që ai nip i shqiponjës, në dorë  e ka një përgjegjësi shumë të madhe, por që ne do nxjerrim të suksesshëm’, ka thënë ai në Info Magazine.

Hoti për koalicionin PDK-AAK-NISMA ka thënë se do të sjell perspektivë dhe mundësi për të gjithë.

‘Nuk  është parti që don ta mbajë pushtetin për vete. Veprimi i Veselit është veprim që nuk është parë në rajon e e Evropë, që një njeri  e ofron postin e kryeministrit.”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: