Ja kush është miliarderi që do të martohet me Eliza Dushkun (Foto)

Ja kush është miliarderi që do të martohet me Eliza Dushkun (Foto)

Eliza Dushku tashmë ka pranuar të martohet me një person, të cilin shumëkush e njihte pasi që asnjëherë nuk janë parë së bashku.

Aktorja ka bërë të ditur se së shpejti do të kurorëzohet dhe se ceremonia do të ndodhë në qytetin e Bostonit.

Por, sot mediat amerikane kanë zbuluar edhe identitetin e personit që i “vodhi” zemrën aktores shqiptare me famë hollivudiane, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për biznesmenin amerikan Peter Palandjian, i cili një kohë ishte edhe tenist profesionist, por që kurrë nuk fitoi ndonjë garë ndërkombëtare.

Ai tashmë merret me biznesin e shit-blerjeve të patundshmërive ndërsa pasuria e 53-vjeçarit arrin vlerën e gjashtë miliardë dollarëve.

“Boston Magazine”, vitin e kaluar familjen Palandijanin e renditi si një ndër familjet më të fuqishmet të Bostonit.

Ndryshe, aktorja 36-vjeçare ka qenë në lidhje edhe me ish-basketbollistin e Los Angeles Lakers, Rick Fox.

 

Shpërndaje në: