Ja kush janë artistët që do të marrin pjesë nesër në protestë. Flasin për Periskopin…

Ja kush janë artistët që do të marrin pjesë nesër në protestë. Flasin për Periskopin…

Nesër është paralajmeruar protestë kundër demarkacionit. Por, janë edhe artistët tanë ata që e perkrahin këtë protestë.

Kontaktuar nga Periskopi reperi Bimmbima tha: “Po nesër besoj shumë që do të jem pjesë e protestës për ta kundërshtuar demarkacionin”.

Është edhe producenti i shumë hiteve dhe këngëtari Don Arbas që e ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.

“Neser kismet do dalim në protest e bashkë të kundershtojmë demarkacionin, unë kam vendosur të marr pjesë nesës në protestë duke filluar nga ora 11” u shpreh ai për Periskopi.

Ndërsa një burim i afërt me artistin Gold Ag i ka thënë Periskopit që edhe ai do të jetë nesër pjesë e kësaj proteste.

Shpërndaje në: