Ja me çfarë note u vlerësua Shaqiri pas penalltisë kundër Man Cityt – Mo Salah ‘Lojtari i Ndeshjes’

Ja me çfarë note u vlerësua Shaqiri pas penalltisë kundër Man Cityt – Mo Salah ‘Lojtari i Ndeshjes’

Manchester City e ka fituar trofeun e parë në sezonin e ri në Angli, duke triumfuar në Community Shield.

“Qytetarët” e mposhtën Liverpoolin në “Wembley” për të ngritur një tjetër trofe, transmeton Periskopi.

Djelmoshat e Pep Guardiolas triumfuan pas penalltive, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultat 1-1.

 

Raheem Sterling shënoi për Cityn në minutën e 12-të, para se Joel Matip të shënonte për 2-1 në minutën e 78-të.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 79-të dhe realizoi nga pika e bardhë në kontestin e 11-metërshave, por “Të Kuqtë” mbetën prapa pasi penalltinë e Gini Wijnaldumit e priti portieri kundërshtar, Claudio Bravo.

Sidoqoftë, “Whoscored” ka publikuar vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes duke i dhënë notën 6.6, derisa për çudi Mo Salah është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” pavarësisht disfatës duke marrë notën më të lartë (8.5).

Shikoni vlerësimet e plota më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: