Ja momenti kur Dardan Molliqaj paralajmëronte tradhti nga AAK-ja e NISMA me PDK-në (Video)

Ja momenti kur Dardan Molliqaj paralajmëronte tradhti nga AAK-ja e NISMA me PDK-në (Video)

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka postuar një pjesë të intervistës së tij në vitin 2016, në të cilën kishte folur për opozitën dhe arsyet që kishin sjellur ndarjen e tyre.

Ai që atëherë kishte paralajmëruar tradhtinë e AAK-së dhe NISMA-s, këto të cilat tani iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës.

‘AAK ka kushtëzu që nëse na duhet bashkëpunim, do të jemi me PDK-në. Kjo ka qenë vijë ndarëse natyrisht. Tash po  e kuptojmë që nuk ka qenë vetëm mendim por edhe negociatë me Kadri Veselin”, kishte thënë Molliqaj, njofton Periskopi.

Mbrëmë u zyrtarizua edhe koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, ku këto të dyja u kritikuan shumë për këtë vendim./Periskopi/

https://www.facebook.com/DardanMolliqajPage/videos/1529664920388737/

Shpërndaje në: