Ja në çfarë masa sigurie po zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut (Foto)

Ja në çfarë masa sigurie po zhvillohet ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut (Foto)
Aventura e Skënderbeut në Beograd, që ka nisur prej mesnatës së sotme e do të kulmojë në orën 19:00 me nisjen e takimit me Partizanin vendas, do të jetë e veçantë dhe jo e zakonshme.

Për shkak të ndodhive të së kaluarës, kryesisht ngjarjeve të ndodhura gjatë takimit Serbi-Shqipëri në tetor të vitit 2014, masat e sigurisë për këtë takim janë shumëfishuar.

Kjo që shihni në fotogalerinë e mëposhtme është situata aktualisht përreth stadiumit të Partizanit të Beogradit, impiant ku do të luhet ndeshja, e po ashtu edhe brenda tij.

Të pranishëm janë forca të shumë sigurie, qenë antieksploziv, mes shumë masave të tjera që përfshijnë edhe kamerat e sigurisë.

kdudtespas

Shpërndaje në: