Ja numri i ministrive që mund t’i udhëheqin shqiptarët në Maqedoni
Përfaqësues të LSDM-së dhe BDI-së kanë nisur në orën 12:30 një takim për të diskutuar në lidhje me detajet për formimin e qeverisë së re.
Në takim marrin pjesë edhe dy krerët e forcave politike, Zaev e Ahmeti. Ky i fundit deklaroi se ishte optimist për formimin e qeverisë së re së shpejti.
Sipas mediave, Zaev pritet t’u ofrojnë aleateve te tij shqiptarë 8 ose 9 ministri, që do të ndahen sipas fuqisë së votave, aty ku BDI pritet të marrë 5 ministri, Besa 2 dhe Aleanca e Shqiptareve 1 ministri.
Jo zyrtarisht mësohet se LSDM do të ketë postet kyçe në kabinet, ndërsa partive shqiptare do t’u ofrohen edhe dy poste zv/kryeministrash.



