Ja për çfarë akuzohet Noizy

Ja për çfarë akuzohet Noizy

Burime nga policia thanë se këngëtari është shoqëruar sepse disa ditë më parë ka qëlluar me armë dhe videon e ka postuar në rrjetet sociale.

Shoqërimi i këngëtarit Rigels Jaku, i njohur me emrin e artit si Noizy është bërë mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ai u ndalua pas shpalljes në kërkim të këngëtarit tjetër, Arkimed Lushaj, ose i njohur si Stresi.

Familjarët e këtij të fundit akuzuan policinë se kishin shpallur atë në kërkim, ndërsa Noizy që ishte shfaqur duke qëlluar me armë ishte i lirë.

Shpërndaje në: