Ja për kë votoi Albert Bunjaki

Ja për kë votoi Albert Bunjaki

Numri një i Kosovës pikët e plota i ka dhënë për yllin portugez, Cristiano Ronaldon.

“Kam votuar me pesë pikë Cristiano Ronaldon pasi e ka merituar këtë vit çmimin si më i miri në botë”.

“Ronaldo ka fituar evropianin, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës duke pasur statistika fantastike edhe në nivel personal”, deklaroi Bunjaku për Telegrafin.

“Një tjetër arsye që kam votuar Ronaldon është se portugezi ka treguar se me punë të madhe arrihet gjithçka”, deklaroi Bunjaku.

Pasi ylli i Real Madrid mori 5 pikë, Bunjaku i dha tri për Lionel Messin dhe një për Antoine Griezmann.

Trajneri i Kosovës ka votuar edhe për kolegët e tij duke i dhënë pikët maksimale Claudio Ranierit.

“Ajo që ka bërë Ranieri me Leicesterin është e jashtëzakonshme dhe për tu vlerësuar dhe kjo është arsyeja që i kam dhënë pikët maksimale”.

“Edhe Ranieri si Ronaldo tregoi se me punë të madhe dhe përkushtim mund të arrish gjithçka”, deklaroi Bunjaku për Telegrafin.

Pas Ranierit, trajneri kosovar i dha tri pikë Santosit dhe një për Zinedine Zidanen.

 

Shpërndaje në: