Ja pse Mourinho ishte i pranishëm në ndeshjen Mali i Zi – Serbi
Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit në Podgoricë, aty ku u luajt ndeshja mes Malit të Zi dhe Serbisë.
Takimi përfundoi me rezultat 0:2 në favorin e serbëve. ndërsa trajneri portugez duhet të jetë i ndarë i kënaqur nga kjo ndeshje, transmeton Periskopi.
Mediat në ishull raportojnë se Mourinho ishte i ulur në tribunat VIP dhe kishte ardhur për ta ndjekur nga afër talentin Milinkovic-Savic.
Mesfushori i Lazios shihet si përforcim i së ardhmes për Manchester Unitedin, duke e ditur se pikërisht ky repart ka probleme më të mëdha./Periskopi/




