Ja pse Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni

Ja pse Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni

Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit. Kjo është bomba e merkaton e hedhur nga revista “Chi”. Sipas të përjavshmes italiane, sulmuesi nuk e ka rinovuar qiranë e shtëpisë luksoze që ka në Torino. Në bazë të këtij vendimi duket se është pikërisht dëshira e “Joya”-s për të ndryshuar skuadër në përfundim të këtij sezoni. Sipas “Chi” ai ka zgjedhur edhe ekipin e tij të ardhshëm: Barcelona.

Sezoni i Dybala ka filluar shumë mirë, por më pas lojtari ka pësuar një rënie të papritur të rendimentit, aq sa ka bindur Allegri-n ta lërë në stol. Situata është përkeqësuar nga dëmtimet që nuk e kanë lënë të luajë me vazhdimësi. Kështu, Dybala mund të ketë vendosur të pranojë ofertën e Barcelona-s dhe të ndryshojë ambient shumë shpejt. Për momentin, ai ka një muaj që është ndalur nga një dëmtim dhe po punon për t’u rikthyer.

Shpërndaje në: