Ja sa e madhe është dashuria e nënës

Ja sa e madhe është dashuria e nënës

Një nënën nga Utah ka bërë diçka të veçant për djalin e saj. Në ditën e baballarëve ajo ka vendosur të maskohet si mashkull, duke vënë një mjekër dhe e veshur si burrë , që i biri i saj mos të ndihet keq që nuk ka baba.

Kur djaloshi 5 vjeçar Lucas të mërkurën u kthye nga shkolla, kishte një letër me vete që thoshte të nesërmen është dita e babait dhe ju duhet të vini në shkollë me ta për të festuar.

Sapo e ëma pa këtë shkrim i tha të birit që nëse ai dëshironte gjyshi i tij mund të vinte por ai insistoi duke i thënë që ti je edhe baba për mua dhe dëshiroj që ti të jesh ajo që do të vish me mua nesër tha Kitrell shkruan InsidEditon.com transmeton GazetaBlic.

“ E vendosa që do të shkoj, u vesha si një mashkull vetëm për birin tim i cili insistoj që unë të shkoja, unë e njoh atë e bërë këtë që ta shoh atë dukë qeshur, ne kemi një marrëdhënie te shëndosh së bashku, dhe sapo hyra brenda ku ai ndodhej me shoqërinë e tij të gjithë filluan duke qeshur, dhe ai iu tha ja si duket një Baba” përfundoi ajo.

Kitrell është një nga nënat beqare në botë e cila edhe njëherë na tregon se sa e madhe është dashuria e nënës ndaj femijut të vet. Andaj nëna beqare mos u ndiheni keq ja ku keni një shembull se si mund të ia dilni mbanë.

Shpërndaje në: