Ja sa euro fitoi Vushtrria nga shitja e Rashicës
Milot Rashica është transferuar nga Vitesse te skuadra nga Bundesliga gjermane, Werder Bremen.
Mendohet se shuma e transferimit të Rashicës te skuadra e re është rreth 9 milionë euro.
Bazuar në rregullën e FIFA-s për solidaritet, KF Vushtrria do të fitojë 350.000 euro (5% të tarifës totale të transferimit).
Kjo është nxitje e madhe për klubin e tij të mëparshëm i cili po lufton për promovim në Superligë.




