Ja sa gjuhë flet Shkodran Mustafi
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi ka treguar sa gjuhë mund të flasë, transmeton Periskopi.
Ylli i Arsenalit në një intervistë pyetje dhe përgjigje në rrjetin social Twitter, ka treguar se ai flet pesë gjuhë: anglisht, shqip, gjermanisht, spanjollisht dhe italisht.
Mustafi është në Rusi me Kombëtaren gjermane në Kupën e Konfederatave. Ai është shndërruar në një nga pikat kyçe të skuadrës së Gjermanisë. /Periskopi




