Ja sa orë këndon Shkurta në dasma (Video)
Shkurte Fejza është një nga këngëtarët më ikonike shqiptare Ajo ishte mysafire në emisionin 21 Gradë të RTV21, ku tregoi për dasmat në të cilat ajo këndon, pasi ende është shumë e kërkuar nga shqiptarët kudo që janë.
Kur u pyet se sa zgjat përafërsisht përformanca e saj në dasma, Shkurta tregoi se zakonisht dasma zgjat 6 orë, mirëpo edhe kërkesat e dasmorit ndryshojnë, shkruan rtv21.tv.
Në shumë raste ka edhe pjesë tjera dasma përveç këndimit, muzika e lodrave, grupe vallëzimi e organizime të ndryshme sipas dëshirës, që i japin mundësi asaj që të pushojë.
Mirëpo Shkurta thotë se nuk niset duke mbajtur shpresë në këto laramani të ndryshme, sepse kur e fillon një dasmë është e gatshme që ta përfundojë vet.



