Ja sa para i fitoi sot Majlinda Kelmendi

Ja sa para i fitoi sot Majlinda Kelmendi

Xhudistja numër një në shqiptari, reprezentuesja e Kosovës, Majlinda Kelmendi vazhdon të fitojë medalje të arta në të gjitha garat ku po merr pjesë.

Por, fitimet siç raporton Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), nuk duket të jenë edhe aq të mëdha, gazetametro.net.

Në një turne si kjo e fundit, Paris Grand Slam, fituesi i medaljes së artë përfiton pesë mijë dollarë amerikan.

Nga kjo shumë katër mijë i fiton xhudistja Kelmendi dhe një mijë dollarë trajneri i saj Driton Kukaj. Shumë modeste parash, për suksesin e madh. sidoqoftë fitimi më i madh i mbetet Kosovës, që ju shtua një medalje e artë.

Shpërndaje në: