Ja sa para mund të përfitoi Real Madrid nga shitja e këtyre të dyve (Foto)
Alvaro Morata dhe Danilo mund të shiten në javët e ardhshme, madje edhe në ditët në vijim dhe nga shitja e tyre Real Madridi pret të përfitojë 100 milionë euro
Ekziston një mirëkuptim në Santiago Bernabeu se këta dy lojtarë, të cilët Zinedine Zidane dëshiron t`i mban, mund të largohen këtë verë, kjo pasi që asnjëri nuk do të mbahet kundër vullnetit të tij.
Me Karim Benzema që është akoma motori i sulmit e që qëndron para Moratas dhe me Dani Carvajal që ka blinduar pozitën e djathtë edhe pas ardhjes se Danilos, të dy po kërkojnë më shumë minutazh diku tjetër.
Megjithatë, Los Blancos nuk do të lejojnë spanjollin ose brazilianin të shkojnë me çfarë do çmimi.
Për Moratan Reali kërkon të pakten 70 milionë ndërsa për Danilo 30 milionë.




