Ja sa skuadra ka refuzuar Mourinho që prej shkarkimit nga United

Ja sa skuadra ka refuzuar Mourinho që prej shkarkimit nga United

Edhe pse është shkarkuar nga Manchester United, Jose Mourinho duket se nuk ka humbur madhështinë e tij.

Portugezi ka bërë të ditur se ka refuzuar tri skuadra që kur u shkarkua nga Manchester United.

“Së pari, jam i lumtur me këto tri javë” ka thënë ish trajneri i Manchester United për “BeIN Sports”.

“Jam i lumtur me këtë eksperiencë. Do të kem edhe eksperienca të tjera të cilat normalisht nuk mund t’i kem” ka thënë tutje portugezi.

“Lëvzija e radhës? Nuk e di. Varët. Do t’i analizoj gjërat, por kam refuzuar tri opsione deri më tani” ka thënë ndër të tjerash “Special One’’.

 

Shpërndaje në: