Ja se çfarë thotë Albert Krasniqi pas pajtimit të tij me Noizyn

Ja se çfarë thotë Albert Krasniqi pas pajtimit të tij me Noizyn

Albert Krasniqi personi i cili kishte plagosur reperin nga Shqipëria Noizyn, mbrëmë kishte postuar një foto ku shihej me reperin së bashku.

E në një prononcim për lajmi.net Alberti ka zbuluar detajet se si ndodhi deri te ky vendim.

“Me Noyzin ka qenë një keqkuptim që ka ndodh, menjëherë pas problemit jemi pajtu si familje po edhe personalisht me Noyzin.Arsyeja pse e kom publiku foton me Noyzin bash në këtë kohë është me jap një mesazh për krejt shqiptarët kudo që janë, pa dalllim feje apo grupi muzikor apo bisnesi. Jemi shqiptarë dhe duhet me largu inatin mes vete.  Nuk jom pjesë e asni grupi muzikor, jom pjesë e kompanisë ‘Perparimi’, biznes i cili u themelu në vitin ‘90 dhe fatmirësisht nuk jam i varur nga askush, dhe asnjëherë nuk kam dashur të perfitoj nga diçka tjetër përveç biznesit familjar” tha Ai.

Pra, sipas Albertit, i gjithë fokusi do jetë te puna dhe familja pasi që përmes rrjeteve sociale po tregon se sa i lumtur është bashkë me familjën dhe miqtë e tij./Periskopi.

Shpërndaje në: