Ja se çfarë thotë Hearn për sfidën Joshua-Fury
Një përballje mes dy boksierëve britanikë Anthony Joshua dhe Tyson Fury është e parealizueshme. I këtij mendimi është Eddie Hearn, promotori i kampionit aktual të botës Joshua, që shprehet se kërkesat kontraktuale t ëish-kampionit Fury janë të çuditshme. Fury nuk duelon që prej nëntorit të 2015-ës, kur mori titujt kampionë ndaj Wladimir Klitschko, anulloi dy herë revanshin për shkak të dëmtimeve dhe më pas doli pozitiv me kokainë në shtator të 2016-ës. Ai nxori vakant titujt që më pas janë marrë nga Joshua, ndërkohë që iu pezullua licensa për boksim.

Eddi Hearn dhe Anthony Joshua
Pak ditë më parë, Fury mori “OK”-in nga antidopingu britanik për t’u rikthyer në ring por jo licensën, ndërkohë që ka rinisur stërvitjen për t’u ngjitur në ring sërish gjatë 2018-ës, duke provokuar disa nga boksierët më të fortë të peshave të rënda për një duel. Fhe Joshua, që mban titujt e kategorive IBF dhe WBA, është në krye të listës. Fury kërkon 60% të të ardhurave nga kjo përballje, por sipas Hearn kjo kërkesë është e papranueshme. “Kjo përballje është e parealizueshme. Edhe sikur të marrim 5, 10, 15 apo 20% të fitimit. Ai është një sfidant vullnetar për këto tituj, por ka shumë shumë vlera, për këtë lemi të qartë”, tha më tej Hearn.

Anthony Joshua kampion i botes ne peshat e renda
“Për momentin nuk e vlerësojmë këtë sfidë si të realizueshme. Do të shohim se çfarë do të bëjë ai në të ardhmen për të nisur bisedimet mes nesh. Për momentin shohim vetëm një boksier mbipeshë, që ka shumë përpara në renditje, ndaj le ta shohim fillimisht të rikthyer në ring dhe më pas flasim. Por edhe Fury nuk ka si objektiv që të përballet me Joshua që në rikthimin e tij në ring, pasi e di që do ta humbasë një përballje në këto momente. Unë e konsideroj Fury si një boksier të fortë, por një përballje mes tyre mund të zhvillohet vetëm në një moment të dytë”, u shpreh Eddie Hearn.



