Ja se ku nisi dashuria mes Shyrhetës dhe burrit të saj (Foto)

Ja se ku nisi dashuria mes Shyrhetës dhe burrit të saj (Foto)

Shyhrete Behluli është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Kohë pas kohe jeta private e këngëtares bëhet edhe temë e debatit të mediave rozë shqiptare.

Megjithëse një kohë u raportua për prishje të raporteve me bashkëshortin, Lulin, historia e tyre e dashurisë ka rezistuar duke rezultuar me një familje të shëndoshë.

Por, shtrohet pyetja se si ka filluar lidhja e dashurisë mes dyshes që tashmë janë vjehrri.

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje vetë këngëtarja duke zbuluar përmes rrjeteve sociale se si ka lindur dashuria mes saj dhe Lulit.

Në fakt, ky i fundit ka marrë një mirënjohje nga klubi i futbollit të Ballkanit teksa vlerësohet kontributi ndër vite te skuadra suharekase.

Pikërisht angazhimi në këtë klub të futbollit në Suharekë duket të jetë arsyeja e shkëndijës dhe takimit të parë mes çiftit.

“Ti si futbollist erdhe në ekipin e Ballkanit, aty ku u pamë dhe u bëmë bashkë”, ka shkruar në imazhin e publikuar Shyhretja në Instagram. /Telegrafi/

Shpërndaje në: