Ja se kush i pagoi 27 milionë euro, Mino Raioles për transferimin e Pogbas

Ja se kush i pagoi 27 milionë euro, Mino Raioles për transferimin e Pogbas

Arsyeja që kishte zgjatur kaq shumë ky transferim ishin edhe bonuset e agjentit të francezit, Mino Raiola që kërkonte plotë 27 milionë euro nga njëri klub t’i paguante.

Agjenti Raiola është një nga më të mirët dhe kishte vendosur të vështirsojë procesin e transferimit të mesfushorit.

Në fillim të dy klubet hezituan por marrëveshja për kalimin e Pogbas u arrit. Por nuk u zbulua asnjëherë se kush i pagoi Raioles bonuset, tani drejtori i Juventus, Bepe Marotta ka zbuluar gjithqka.

“E blemë Pogban për 1.5 milionë euro, për të evituar problemet ligjore me Unitedin, ndërkohë që patëm edhe shpenzime të tjera për të paguar agjentët dhe këshilltarët e tij”.

“Pas 4 vitesh te Juventusi, ai vendosi të kthehet në Angli, me çdo kusht, jo thjesht për paratë”.

“Shitja te United na dha 105 milionë euro, plot 5 milionë euro bonus, nëse Pogba rinovon apo shitet për më shumë se 50 milionë”.

“Kjo bën që të kemi një fitim prej 95 milionë eurosh, nga të cilat 27 do t’i paguhen Mino Raiolas dhe kompanisë së tij. Në fund, fitimi neto nga Pogba për ne është 72 milionë euro”, ka thënë drejtori i Juventusit.  Paul Pogba u transferua për një shifër rekord plot 105 milionë euro duke u bërë kështu lojtari më i shtrejtë në histori. /Periskopi.com

Shpërndaje në: