Ja si do të reagojnë sportistët serbë nëse ata kosovarë fitojnë medalje

Ja si do të reagojnë sportistët serbë nëse ata kosovarë fitojnë medalje

Ministri serb i Sportit dhe Rinisë, Vanja Udovçiq, ka deklaruar se sportistët e shtetit të tij që po garojnë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, janë rekomanduar nga pushteti që t’i braktisin podiumet fituese të medaljeve, nëse u bije që fitues në të njëjtën garë të jenë edhe sportistët nga Kosova.

 Ai ka bërë të ditur se sportistët serbë kanë disa rekomandime kur bëhet fjalë për garimin.

Sipas këtij ministri serb, garuesit e këtij shteti fqinjë do të garojnë me ata të Kosovës, nëse një gjë e tillë ndodhë. Kjo, sipas Udovçiq, është bërë për të mos e prishur pozitën e tyre në Komitetin Olimpik Botëror dhe në këtë Olimpiadë, transmeton lajmi.net.

Por, sipas tij, nëse ndodhë që në shkallët e fituesve të ndonjë gare, ndodhën dy garues nga Kosova dhe Serbia, ai ka thënë se këta të fundit do ta lirojnë podiumin, për të mos e dëgjuar himnin e flamurit të Kosovës.

“Nuk do të ketë takim, dhe as ndonjë përballje mes sportistëve tanë dhe atyre nga Kosova”, ka thënë Udovçiq, duke shtuar se vendosja e sportistëve serbë dhe atyre kosovarë në fshatin olimpik, bënë që ata të mos takohen mes vete, transmeton lajmi.net.

Takimi i parë mes sportistëve kosovarë dhe atyre serbë, do të mund të ndodhë sot mes qitëseve. Bëhet fjalë për Urata Ramën nga Kosova dhe Andera Arsoviq e Ivana Maksimoviq nga Serbia./lajmi.net

Shpërndaje në: