Ja si duhet të vishemi këtë dimër sipas shenjës së horoskopit
Horoskopi ndikon edhe tek mënyra se si duhet të vishemi! Jo të gjithë kemi të njëjtin stil dhe shije dhe mesa duket muaji i lindjes ka ndikim edhe në zgjedhjet tona të veshjeve.
“Who what wear” ka sjellë kombinimet e duhura për 12 shenjat e horoskopit të përshtatura edhe me trendet më të reja të modës së këtij sezoni.
1.Dashi
![]()
Ju jeni gjithnjë në lëvizje prandaj një xhupi i fryrë oversize është i duhuri për ju.Ngjyrat e ndritshme gjithashtu ju përshtaten më së miri.
2.Demi
![]()
Shenja jote luksoze ka një sy të mahnitshëm për aksesorët, prandaj zgjedhja e duhur janë veshjet me pendë, xixa ose gjithçka elegante.
3.Binjakët
![]()
Stili juaj orientohet nga stili rok, por këtë dimër veshjet e leshta do të shkojnë përshtat me look-un tuaj.
4.Gaforrja
![]()
Ju nuk bëni kompromise tek veshja, prandaj këtë dimër pulovrat e trasha dhe printet e gjarprit do t’ju përshtaten më së miri.
5.Luani
![]()
Lëkura është gjithmonë veshja e duhur për dikë si ju.
6.Virgjëresha
![]()
Ju e keni të vështirë të ndryshoni stilin, por këtë dimër mundohuni të qëndoni tek veshjet me printe leopardi.
7.Peshorja
![]()
Ju i adhuroni veshjet e buta dhe ky është sezoni që ju të shijoni veshjet me pendë.
8.Akrepi
![]()
Juve ju pëlqen të dukeni misteriozë, prandaj asgjë nuk do t’ju shkonte më shumë se pardesytë.
9.Shigjetari
![]()
Duket se ky është sezoni i duhur për tipin tuaj aventurier, pasi çizmet kauboj janë trendi i dimrit dhe mund t’i kombinoni mjaft mirë me xhinset e ngushta.
10.Bricjapi
![]()
Asgjë nuk mund t’ju shkojë më shumë se një kostum. Një xhaketë dhe pantallona do të rrinin perfekt mbi ju.
11.Ujori
![]()
Shenja juaj rebele kërkon gjithmonë vëmendje dhe këtë dimër mund ta fitoni me veshjet neon që janë shumë “In”.
12.Peshqit
![]()
Ju jeni shenja romantike e horoskopit dhe këtë dimër mund të visheni e gjitha me lule dhe do të dukeni plot stil.



