Ja si dukej Jehona Sopi para shumë vitesh (Foto)
Jehona Sopi është njëra ndër këngëtaret tona e cila cilësohet me bukuri natyrale
Ajo që nga paraqitjet e saj të para në publik, filloi t’i rrëmbente zemrat e fansave të saj. Jehona përveç pamjes së jashtme dhe zërit që e ka, ajo cilësohet edhe si një femër shumë sharmante. Plotë jetë, e buzëqeshur çdoherë.
Këngëtarja Sopi, pasi që u bë nënë, këngën e la pak si anash, ajo tashmë merret më shumë me punën e saj për të cilën edhe është diplomuar, në fushën e psikologjisë.
Vitet kaluan dhe Jehona mbeti e njëjtë në pamje dhe në shpirt, e dashur dhe e buzëqeshur.
Revista “Kosovarja”, ua sjell disa foto të këngëtares Sopi që ajo i ka realizuar për revistën tonë, e që më poshtë mund t’i shihni. Dhe vërtetone se Jehona është e njëjta sikur në fillimet e saj, pa asnjë ndërhyrje kirurgjikale në pamjen e saj.



