Ja si e festuan 1,6 miliardë myslimanë të botës Fitër Bajramin (Foto)
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, më shumë se 1,6 Miliardë besimtarë nga tërë bota ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit në tërë globin. Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.
“Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë”, kanë raportuar mediat botërore.
Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, myslimanët nga tërë bota janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.
Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.























