Ja si e “kallin” Gjermaninë Shkurta e Gresa me këngët e tyre në ditën e grave
Duket se festa e gruas 8 marsi nuk ka të ndalur akoma në mesin e grave shqiptare anë e mbanë botës kudo që ato jetojnë, shkruan “Kosovarja”.
Jemi një popull që festat i festojmë deri në maksimum. E madje festat bëhen akoma edhe më të mira po që se në to prezantojnë këngëtare të mira siç janë Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli.
Dy këngëtaret tona as natën e mbrëmshme nuk e kanë pasur pushim, duke kënduar në Koln për nder të festës së gruas 8 marsit.
Ato shihen në mes shumë grave e vajzave duke e ndezur atmosferën. Aty sipas informatave që ne kemi kanë qenë mbi 2 mijë zonja dhe zonjusha duke u argëtuar nga këngëtarja e madhe Shkurte Fejza dhe bukuroshja Gresa Behluli.
Ne ua sjellim këto pamje që t’i shihni se sa shumë po kënaqen nën tingujt e këngëve të bukura të këngëtareve tona Shkurte Fejzës dhe Gresa Behlulit ku zonjat e zonjushat nga Gjermania i kanë rrethuar nga dashuria që të vallëzojnë me këngët e mira të tyre.
Po ashtu Shkurta dhe Gresa kanë qenë edhe në Belgjikë ku video e parë është nga atmosfera në Belgjikë e pjesët tjera në Gjermani.







