Ja si e kujton kryetari i Kërçovës gazetarin Qani Mehmedi
Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari ka kujtuar gazetarin Qani Mehmedi si një njeri të palodhur, misionar të të gjitha trevave shqiptare.
Ai shkruan:
Kërçova sot humbi njeriun e palodhur, misionarin, gazetarin dhe publicistin e njohur në të gjitha trevat shqiptare Qani Mehmedin. Veprimtaria e këtij burri të madh, flet për një përkushtim në ngritjen e shoqërisë sonë, sidomos përmes sferës mediatike. Qaniun e njohi Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe diaspora për intelektual me përmasa të mëdha, objektiv në punë, të sinqertë në shoqëri dhe mbi të gjitha vizionar të denjë. Njeri i cili gjatë jetës së tij u dekorua me shumë çmime të larta për punën dhe veprimtarinë bujare.Kujtimi përjetësisht do të ngelet në mendjen tonë dhe të pasardhësve që vijonjnë pas nesh.Ngushllime. Prehu i qetë.
Fatmir Dehari



