Ja si e ‘thumbon’ spektaklin Portokalli njëri prej aktorëve të larguar

Ja si e ‘thumbon’ spektaklin Portokalli njëri prej aktorëve të larguar

Kanë qenë të shumta kritikat dhe situatat e tensionuara kohët e fundit mes aktorëve të ‘Portokallisë’ dhe drejtuesve të spektaklit. Gjatë këtyre ditëve kemi parë edhe kritika të shumta për regjisorin Basha nga ana e disa aktorëve të larguar si pasojë e pakënaqësive të shumta që kanë pasur.

Njëri prej këtyre të larguarve është edhe aktori Gent Hazizi i cili gjatë pjesëmarrjes së tij në ‘Portokalli’ na ka sjellë pjesëza të së kaluarës në vendin tonë si një nostalgjik.

Hazizaj gjatë kohës që po transmetohej ‘Portokalli’ ka postuar një status në facebook në të cilin shkruante: ‘Sa do doja ti kishte në javët e ardhshme llozhat plot Portokallia!’.

Kështu ka ‘thumbuar’ Hazizi shown e humorit i cili startoi mbrëmë sezonin e 28-të të tij në ekranin e Top Channel.

 

Shpërndaje në: