Ja si i këndoi Leonora motrës së saj në dasmë ( Video)
Motra e këngëtares Leonora Jakupi mbrëmë kurorëzoi dashurinë me martesë.
Blerta u martua me Kushtrim Demakun, me të cilin ishte fejuar para disa muajsh.
Motra e Leonorës organizoi dasmë të madhe me të ftuar familjarë e miq të tyre, ndërsa nuk munguan as disa prej fytyrave publike.
Besnik Qaka- NRG Band janë kujdesur për argëtimin e të ftuarve, por nuk e lëshoi rastin pa ia thënë këngës edhe Leonora.
Në rrjete sociale janë publikuar disa video, ku shihet këngëtarja e veshur në fustan të zi, teksa po i këndonte çiftit.
Përveç tyre, në dasmën e Blertës dhe Kushtrimit kënduan edhe Vjollca Haxhiu, e të tjerë.



