Ja si kishte reaguar Enrique kur e kuptoi se Reali kishte shënuar (Video)
Barcelona humbi titullin në ndeshjen e fundit të La Ligas ndaj Real Madridi i cili nuk lejoi befasi dhe e mposhti Malagan, shkruan Periskopi.
Skuadra katalunase ishte përballur me skuadrën modeste Eibar të cilën e mposhti me shumë vështërsi.
Barcelona do të ishte shpallur kampione në rast të dështimit të Real Madridit por skuadra e Zidane e mposhti Malagan dhe u shpallën kampion të ri të La Ligas.
Reali nuk e kishte fituar titullin që nga viti 2012.

Los Blancos qysh në minutën e dytë kishin shënuar golin e parë nëpërmjet portugezit Cristiano Ronaldo dhe vetëm disa minuta më vonë Benzema e kishte dyfishuar.
Ndërsa Barcelona ishte e shokuar nga Eibar pasi ata ishin në epërsi prej dy golave duke shokuar.
Por shikojeni reagimin e Luis Enriques kur e kupton se Reali kishte shënuar dy gola ndaj Malagas. /Periskopi/
Barca's bench was giving Luis Enrique Real Madrid updates during their game vs Eibar. Their reactions say it all 😂 pic.twitter.com/dl9PIJAF8t
— M•A•J (@UltraSuristic_) May 22, 2017



