Ja si mund të kualifikohet Kosova, pas humbjes që pësoi sot (Foto)
Djelmoshat tanë e mbyllin turneun parakualifkues të grupit E me 6 pikë, dy fitore ndaj Norvegjisë e Qipros, dhe humbjen e sotme.
Pavarësisht humbjes nga danezët, lojtarët e përzgjedhësit Ramadan Cimili, kanë ende shpresa të mira për kualifikim, dhe gjithçka varet nga ndeshja që luhet nga ora 17:30, ndërmet Qipros dhe Norvegjisë.
Lajmi.net iu sjell variantin e vetëm se si mund të kualifikohet Kosova, pasi vetëm skuadra e parë shkon tutje.
Përfaqësuesja jonë duhet të bëjë tifozllëk për Qipron, e cila duhet ta mposhtë Norvegjinë me më pak se 6 gola dallim. Vetëm në këtë mënyrë, shkon tutje Kosova.
Qipro llogaritet favorite ndaj Norvegjisë. Nëse ata barazojnë ose humbin, atëherë Kosova eliminohet dhe grupin e kalon Danimarka.




