Ja si simuloi Sergio Ramos te kartoni i kuq i Cuadrados (Foto/Video)
Real Madrid është kampion i Ligës së Kampionëve edhe në këtë sezon, pasi mposhti Juventusin me rezultat 4 me 1, shkruan Periskopi.
Ky takim ishte pritur që të jetë ndeshja e sezonit dhe ashtu doli, pasi ishte një lojë e bukur për tifozët e pranishëm në stadium si dhe ata pranë ekraneve televizive.
Si zakonisht Sergio Ramos është protoganist në ndeshjet e Realit qoftë me goal ashtu edhe me kartona të kuq.
Kësaj radhe Ramosi bëri që mesfushori i Juventusit Juan Cuadrado të përjashtohet me karton të kuq nga loja në minutën e 84 pas kartonit të dytë të verdh. /Periskopi/
Por a simuloi këtu kapiteni i ‘los blancos’ vlerësojeni ju.
http://www.dailymotion.com/video/x5p02op_juan-cuadrado-red-card-hd-juventus-1-3-real-madrid-03-06-2017-hd_sport




