Akademia godet Shqipërinë: Kosovën e shohin si pengesë për raportet miqësore me Serbinë
Në analizën e shumëkritikuar të Akademisë së Shkencave të Kosovës, ka edhe kapitull dhe pjesë të veçantë ku i kushtohet Shqipërisë dhe qasjes së saj ndaj Kosovës.
Në dy paragrafe që nxorëm, thuhet si më poshtë:
“Më anë tjetër, në Shqipëri tashmë është ngulitur ideja se Kosova paraqet pengesë të bezdisshme për marrëdhëniet miqësore me Serbinë dhe me shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga këto marrëdhënie, po të mos ishte problemi i Kosovës, do të ishin shumëfish më të mëdha, veçmas në fushën e turizmit dhe të transportit. Prandaj që 20 vjet e këndej, çështja e Kosovës për Shqipërinë politike dhe ekonomike kundrohet si sakrificë, të cilën ajo e bën në dobi të një ideje tashmë të vjetruar nacionaliste”.
Dhe paragrafi tjetër ndaj kryeministrin Rama:
“Më anë tjetër, hipokrizia nacionaliste e Ramës për bashkim kombëtar, për heqje kufiri me Kosovën dhe floskula të këtilla politike, që gjoja përfshihen në projektin “Ballkani i hapur”, njësoj si diskutimi politikisht diletant në Kosovë për bashkim kombëtar, pa mëdyshje që i shkojnë në favor politikës së Vuçiqit, duke e konsideruar “Serbinë e madhe” si pasojë logjike dhe kundërpeshë politike të arsyeshme kundrejt “Shqipërisë së madhe” dhe duke vendosur shenjën e barazimit mes Kosovës dhe Republika Serpskës, pavarësisht se bëhet fjalë për dy realitete krejtësisht të ndara politike dhe historike”. /Periskopi
Lexo edhe: Analiza e Akademisë: Marrëveshja e Uashingtonit, i shkaktoi dëm të madh Kosovës





