Edi Rama: Ja çfarë na detyroi të largohemi nga aleatët
Edi Rama ka marrë fjalën sot në Asamblenë e PS duke shpjeguar që në krye se cila qe arsyeja që PS-ja e braktisi aleaten e saj, LSI-në, në zgjedhjet e fundit.
“Urgjenca e ndryshimit na detyroi të largohemi prerë nga aleatët dhe u mishërua në flamurin kuq e zi të ndryshimit.
Urgjenca e ndryshimit na mundësoi ne privilegjin e qeverisjes të vetëm në 4 vitet e ardhshme.
Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që i mundi të gjithë ata që u bënë bashkë mbi tokë dhe nën tokë për ta ndërprerë rrugën tonë të reformamve,shkruan syri.net
Njerëzit e zakonshëm e bënë, ata e fituan betejën zgjedhore për ne.
Tani është radha jonë për të bërë Shqipërinë që duam, punë, mirëqënies, për ata. Ky ëhstë mandati më i vështirë dhe që kur unë jam në këtë detyrë.
Më mirë ta besojmë sot me mendje dhe zemër se ndryshe nuk ia dalim sot.
Për t’ia dalë këtij mandati, duhet që fuqinë tonë numerike në parlament të mos e shkëpusim nga fuqia politike. Duhet ta rrisim fuqinë numerike dhe politike dhe t’i japim jetë, vendim pas vendimi, një force të re qeverisëse.
PS është e do të jetë këtu por qëndra e gravitetit e kësaj force të re, që do ta modernizojë fuqizimin e qeverisjes dhe të vetë politikës nëse ne e marrim me gjithë zemër, krijimin e saj.
Pra, kjo qeveri duhet të vendoset ën zemër të koalicionit qeverisës me qytetarët.
Jemi në fillesën e një projekti të ri politik bashkim njerëzish nga të gjitha stresat për të mundësuar këtë stad të ri për të qeverisur realisht me njerëzit me fuqinë e urgjencës së ndryshimit. Aleatët me një dorë në timon dhe një në tepsi u larguan.”



