Haradinaj: Po më duket që kam me e çu mandatin deri n’fund
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, u pyet edhe për zërat për rrëzimin e qeverisë të cilën ai e udhëheq.
Sa i përket debatit për rrëzimin e qeverisë, Haradinaj ka thënë se është i vendosur të punojë dhe sipas tij mandatin do ta çojë deri në fund.
“Nuk është halli aty. Kur ta vendos Kuvendi me e rrëzua Qeverinë e rrëzon. Por unë kam vendos me punu. Mue po më duket që kam me e çu deri në fund mandatin”, është shprehur Haradinaj.
Lidhur me transformimin e FSK-së në Ushtri, Haradinaj ka potencuar se nuk ka ndonjë shqetësim për sigurimin e financave, dhe ka thënë se leximi i dytë i tri-projektligjeve do të bëhet pas 20 nëntorit, datë kjo kur Republika e Kosovës do të provojë të anëtarësohet në INTERPOL.
“Kam mëndu që ligjet për FSK-në të vijnë pas 20 nëntorit. Por leximi i parë ka ardhë ma herët. Leximi i dytë duhet të ndodh pas 20 nëntorit. Sepse me 20 nëntor e kemi Interpolin.Nuk ka ndonjë shqetësim për sigurimin e financave”, ka thënë kryeministri./Periskopi/



