Mustafa e njofton Abbot për takimet e grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së

Mustafa e njofton Abbot për takimet e grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Samuel Paice, Kryesues i Departamentit Politik në Ambasadën e MB-së.

Abbott uroi Mustafën për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Mustafa njoftoi Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të përqendrohet në funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Poashtu, kreu i LDK-së, duke falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë – Mbretëri e Bashkuar.

Shpërndaje në: