Trafikonin drogë nga Holanda në Itali, katër shqiptarë dënohen me 63 vjet burg
Një grup kriminal shqiptar që operonte në Itali, është dënuar sot nga gjykata në Itali. Sipas vendimit të gjykatës, anëtarët e bandës janë dënuar gjithsej me 63 vite burg, pasi akuzoheshin se trafikonin drogën nga Holanda në Itali.
Të dënuarit me orgjinë Shqiptare janë: Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë. Po ashtu janë dënuar shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë. Autoritetet fqinje zbuluan se grupi i shqiptarëve vijnë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin “malësorë” pasi flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre.
Kreu i bandës ishte Gëzim Shoshi, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen në Lombardi. Drogën shqiptarët e fusnin në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm ku mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.



