Jablanoviq mund të japë votën pro formimit të ushtrisë së Kosovës?
Burime të gazetës serbe “Blic” thonë se Aleksandar Jabllanovic ka bërë marrëveshje me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin në largim, Isa Mustafa, për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se edhe katër deputetë serbë në Kuvend, do ta japin mbështetjen e tyre për krijimin e ushtrisë.
Media serbe “Blic” thotë se edhe pse Kosova po e formon qeverinë e re, në zgjedhjet e planifikuara për 11 qershor, krijimi i ushtrisë nuk do të mund të bëhet pa mbështetjen e deputetëve serbë.
“Tashmë kanë filluar spekulimet se autoritetet në Prishtinë do të llogarisin në Aleksandar Jabllanoviqin, ish-liderin e Listës Srpska dhe Sekretarin shtetërorë në qeverinë e Serbisë, i cili themeloi Partinë e serbëve në Kosovë dy ditë më parë”, shkruan Blici



