Jahja Koka si udhëheqës i Kuvendit bën “show” në seancën konstituive

Jahja Koka si udhëheqës i Kuvendit bën “show” në seancën konstituive

Në këto momente, deputeti më i moshuar i Kuvendit që po udhëheq seancën konstituive z.Jahja Koka ka kërkuar kohë për “relaks”, dmth 15 minuta pauzë.

Drejtimi i seancës nga z.Koka u quajt pa të drejtë “i papasion” nga moderatori Kushtrim Sadiku.

Në të vërtetë, deputeti më i moshuar u tregua mjaft pasionant dhe energjik gjatë minutave të parë të udhëheqjes së seancës konstituive, duke përmendur emrat e deputetëve, shpesh me gabime, dhe madje në një rast duke qortuar deputetët që po flisnin me njëri-tjetrin.

Ai madje ishte i drejtuar pikërisht kah deputetët e Vetëvendosjes kur e dha qortimin në fjalë, edhe pse vetë i takon kësaj partie. Kjo tregon se z.Koka është goxha objektiv, shkruan Periskopi.

Falenderime për secilën parti pasuan për propozimet e dhëna për kryesuesit.

Më pas, ai iu drejtua edhe sekretarit të Kuvendit që po i ndihmonte në drejtimin e seancës, duke i thënë se “ishte nxënësi i tij” para se të kërkonte pauzë.

Iu njoftojmë se burime brenda VV-së nga Klan Kosova kanë bërë të ditur se sot pritet të zgjedhet edhe kryetari i Kuvendit. /Periskopi

Shpërndaje në: