Jahja Kokaj i VV-së qet letrën që ia kishte nisur Ban Ki Munit: Kundër ‘prapagandës’ serbe
Deputeti i respektuari VV-së, Jahja Kokaj, ka publikuar një letët që ai me shokë ia kishte nisur ish-sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon, për siç thotë ai kundër sulmeve ‘eroduese’ e destruktive të diplomacisë dhe ‘prapagandës’ (propagandës sic) serbe’.
Kokaj vë në pah përgjumjen e Akademive Shkencore shqiptare kundër propagandës serbe, për të treguar tutje se ai i doli zot vendit përmes kësaj letre, të cilën mund ta lexoni më poshtë dhe të cilën edhe ne do ta lexojmë pakëz më vonë.
Shkrimi i plotë:
KUNDER SULMEVE ERODUESE – DESTRUKTIVE TE DIPLOMACISE E PRAPAGANDES SERBE
Kur rrezikohet integriteti territorial apo funksionaliteti juridik i vendit, duhet të jetë një institut apo akademi, e cila me gjuhën e argumenteve dhe fakteve të pamohueshme shkencore ruan interesin kombëtar dhe shtetëror.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, diplomacia famëkeqe agresive serbe ushtroi presion në të gjitha pikat përkatëse vendimmarrëse ne Bote, përfshirë OKB-në.
Instituti mbarëkombëtar Alb_Scienca, nëpërmjet një komisioni profesional, kundërshtoi reagimin shkatërrues, falsifikues gërryes serb. Ai i kundërshtoi me mençuri, me fakte dhe argumente kokëfortë, këmbëngulëse dhe me vigjilencë koherente.
Lexoni më poshtë , ju lutem, një Memorandum të IASH, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Z. Ban Ki Moon.
P.S. Reaguesi duhet te jete trup, apo institucion shkencor kredibil, munde te jete ndonje intelektual ekzemplare, ndaj sulmeve serbe dhe te tjerave te derivuara nga ato, te cilat kryeisht i gjeneron Akademia e SHA te Serbise. Ndaj kete Memorandum dhe te tjeret te shumt pas tij, autor pos te tjereve ishin. Prof. Dr. Sami Repishti, Professor City University NY
Dr. Gentian Zyberi, profesor i Universitetit te Utrichtit, Profesor Dr. Niko Qafoku dhe une. Lexim te kendeshem!



