Jahjaga flet për herë të parë rreth thashethemeve për divorcin
Kohë më parë është raportuar për divorcin e mundshëm të ish-presidentes Atifete Jahjaga.
Ishte Prive e Klan Kosovës që kishte shkruar për herë të parë për këtë çështje.
Por Prive ka realizuar një intervistë me ish presidenten Jahjaga, me të cilën ka biseduar për këtë temë.
Me çfarë projektesh po merret për momentin, e çka ka të vërtetë e të pavërtetë rreth raportimeve për ndarjen nga bashkëshorti, Jahjaga do të ‘rrëfehet’ në Prive.
Në promon e emisionit më të njohur të shoë bizzit, Prive, Jahjaga në një moment dëgjohet vetëm duke thënë:
E kanë një dozë të caktuar të thashethemeve apo paragjykimeve. /Periskopi/



