Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen “Epstein”: Përmendja e emrit tim lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen “Epstein”: Përmendja e emrit tim lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta

Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve që e lidhin emrin e saj me dosje “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pabaza dhe të pavërteta.

Ajo ka theksuar se gjatë gjithë angazhimit të saj institucional nuk ka pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë, duke nënvizuar se emri i saj nuk figuron në asnjë dokument të publikuar.

Sipas Jahjagës, përmendja e emrit të saj lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk dëshmon asnjë takim, kërkesë apo lidhje personale me të. Ajo ka sqaruar se në atë email përmendet në mënyrë të paqartë “Presidenti i Kosovës”, pa u specifikuar se për cilin president bëhet fjalë dhe pa asnjë kërkesë për takim në emër të saj.

 

 

Reagimi i plotë:

Sqarim publik
Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.
Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.
Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj.
Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet.
Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.

Shpërndaje në: